Karburantet, rënia e kërkesës nuk i ul çmimet

0
229

Rënia e çmimit të karburanteve në tregun botëror nuk është pasqyruar në pikat e tregtimit në Shqipëri. Megjithë ndalimin 5-javor të qarkullimit të automjeteve dhe rënien drastike të kërkesës, çmimi i naftës dhe benzinës është ulur mesatarisht me vetëm 6 lekë. Qytetarët ankohen se megjithë këtë reduktim, shpenzimet për karburant mbeten të larta.

Ndërkohë që në bursat ndërkombëtare çmimi i naftës është tronditur duke shkuar në vetëm 28 dollarë për fuçi, në Shqipëri ulja është thuajse e papërfillshme.

Ndalim-qarkullimi në kuadër të luftës kundër koronavirusit ka reduktuar kërkesën për karburant duke qenë se shumica e makinave tashmë kanë kufizuar lëvizjen.

Aktualisht çmimi i naftës dhe benzinës është barazuar dhe blihet me 158 lekë nga 164 lekë që ishte një muaj më parë duke shënuar një rënie prej vetëm 6 lekësh.

Qytetarët shprehen se megjithë uljen e lehtë së fundi, çmimi i karburanteve është i papërballueshëm me nivelin e pagave të Shqipërisë.

“Bizneset mund ta përballojnë por për qytetarët është e vështirë.”

“Me një rrogë normale nuk është e përballueshme.”

Ditët e fundit çmimi i karburanteve ka pësuar rënie në tregjet botërore, por mesa duket ku zhvillim ende nuk ka gjetur pasqyrim në tregun shqiptar megjithë rënien e kërkesës për karburant si pasojë e kufizimeve në qarkullim..Oranews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here