E ironizoi se ‘jeton në Hënë’, Rudina Hajdari i kundërpërgjigjet kryeministrit: Është izoluar në anijen kozmike në Surrel dhe nuk ..

0
133

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare, eshte shprehur ndja deputetes Rudina Hajdari se ajo jeton në hënë.

Në përgjigje të deklaratës së kryeministrit, Hajdari thotë se Rama është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk shikon papunësinë e as nuk do t’ia dijë për korrupsionin.

Hajdari thotë se këto halle të shqiptarëve i duket sikur i vijnë nga larg dhe shqiptarët i duken si alienë e ne që jetojmë mes tyre e flasim gjuhën e tyre, sikur jetojmë në hënë.

Reagimi i Hajdarit:

Rama sot më akuzoi se jetoj në hënë.

Në fakt atij ka kohë që hënë i duket e gjithë Shqipëria sepse është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk sheh e nuk dëgjon se çfarë realisht ndodh në këtë vend.

Nuk e sheh varfërinë që është shtuar, nuk e dëgjon dhimbjen e familjeve të përgjysmuara nga emigrimi, nuk e shikon papunësinë e as nuk do t’ia dijë për korrupsionin dhe arrogancën që po e shkaktojnë.

Në anijen e tij kozmike prej betoni, ku rri me “kozmonautë” të tjerë, këto halle duket sikur i vijnë nga larg, shqiptarët i duken si alienë e ne që jetojmë mes tyre e flasim gjuhën e tyre, sikur jetojmë në hënë.

Keqardhje!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here