Berisha ‘nxjerr bllof’ Ramën: Paratë e dhëna si ndihmë po ua merr qytetarëve përmes gjobave të policisë

0
129

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ne nje interviste për Rtv Ora, thotë se Rama përmes policisë po u merr qytetarëve aq para sa u ka dhënë si ndihmë përmes gjobave në emërtë shkeljes së kufizimeve.

Berisha: Nuk ka vend në botë që të ketë një dhunim masiv të tillë të drejtash si në Shqipëri. Është situatë kastrofale e të drejtave të njeriut dhe gjej rastin tu bëj thirrje ju mediave, qytetarëve, shoqërisë civile asaj që ka mbetur, Avokatit të Popullit, të ngrejnë zërin fuqishëm ndaj kësaj vale të paimagjinueshme si në asnjë vend tjetër në botë përveç Koresë së Veriut dhe Turkmenistan. Policia vendos 80 mijë euro gjoba,ka marrë detyrën që në 10 ditë të inkasojë me gjoba qytetarët aq sa po u jep shteti kafshatën për dnihma, 800 mijë euro.

Në gjykimin e tij policia duhet të kishte tjetër qasje.

Berisha: 1000 herë ndryshe mund ta bëjë, nuk jam kundër gjobës dhe detyrimit. Por aktin e parë dhe pasionin e parë kanë gjobën. Në qindra raste gjobisin në kundërshtim me çdo rregull.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here