‘Paketa Rama 2’/ Ekonomisti Pano rrëzon “fytyrën humanitare” të qeverisë: Nuk është ndihmë, por pagesë papunësie

0
148

Specialisti i ekonomise Pano Soko ka reaguar pas publikimit te paketes ‘Rama 2’, per te cilen kryeministri shprehet se tregon fytyren humanitare te qeverise.

Por ekonomisti Pano Soko thotë se premtimi prej 40 mijë lekësh është në fakt pagesë papunësie dhe jo ndihmë.

Më tej ai thotë se jo vetëm kaq, por edhe kjo pagesë nuk po u jepet njerëzve.

POSTIMI I SOKOS

Shpejt e shpejt për paketën e djeshme.

1. Ajo s’është ndihmë, është pagesë papunësie që është e përcaktuar në ligj. VKM nr.161 datë 21.03.2018 është një vendim që përcakton kushtet për pagesën e papunësisë në RSH dhe thotë që çdo i papunë që ka të paktën një vit të siguruar në Sig.Shoq., përfiton një pagesë papunësie 36.000 lekë (për 3 muaj nga 12.000 Lek në muaj) kush ka 3 vjet sigurime përfiton 72.000 lek (12.000 lekë për 6 muaj), kush ka 5 vjet sigurime përfiton 108.000 lek (9 muaj me 12.000 lekë) e me rradhë.

Paketa e djeshme e Ramës për ata 176.000 punonjësist e mbetur papunë, që iu jep nga 13.300 lek në muaj, nuk është paketë ndihme, është thjesht detyrimi ligjor MINIMAL për pagesën e papunësisë, me një shtesë qesharake prej 1.300 lekësh. Edhe nëse s’ua jepte Rama, ata do shkonin të aplikonin në Sigurime Shoqërore dhe do t’i merrnin ato lekë, madje mund të merrnin më shumë.

2. Problemi është se pavarësisht ça thotë Rama në FB, unë personalisht deri më sot kam dëgjuar për 12 raste refuzimi ndihme dhe asnjë rast miratimi ndihme. Halli është se Rama jep fjalën, por jo lekët.

3. Deri tani qeveria ka marrë 230 milionë Euro nga FMN dhe BE posacërisht për krizën. Nga këto, po planifikon të hedhë nja 70 milionë gjithsej, bashkë me paketën e parë. 160 milion të tjerat s’na i jep se ka hall se shëndoshemi po të hamë shumë.
Më mirë të shëndoshet Rama…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here