Orkestra e Surrelit i bie veglave me vesh…

0
128

Nga Ylli MANJANI

Silva Binajn e njoh si profesioniste që nuk bën shaka me profesionin. E kam respektuar gjithmonë për atë që ajo bën, si askush tjetër me thënë të drejtën.

Ka vite që çdo vjeshtë vetëm zëri i saj dëgjohet në publik ku bën thirrje për t’u mbrojtur nga virozat e stinës.

Në këtë pandemi Silva pa dyshim nuk ka qenë e lirë të bëjë punën e saj, siç e ka bërë çdo vit të paktën.

Por fakti që sot ka pranuar që infeksioni ka qarkulluar që në shkurt, është për t’u përshëndetur.???

Ka kaq ditë që zëra të njohur të virologjisë dhe mjeksisë po na thonin me fakte bindëse se me pandemia duhet të jetë në valën e dytë goditëse.

Dr. Kakarriqi dhe Dr. Gëzim Xhepa kanë qenë zërat më të qartë të kësaj situate.

Më vjen mirë që edhe zonja Binaj i bashkohet, si zë brenda strukturës së shëndetit publik, këtij spjegimi bindës të bërë nga të nderuarit që përmenda.

Pra e thënë më thjesht:

1. Pacienti 0, i deklaruar zyrtarisht nuk pi më ujë.
2. Të gjitha statistikat dhe grafikët e algoritmet përkatëse të ndërtuar mbi këto të dhëna, ti pijnë lëngun ata që i bëjnë.
3. Pa dyshim që ka shumë më tepër njerëz të infektuar dhe që kanë humbur jetën nga COVID19.
4. Popullsia e ka kaluar e po e kalon masivisht mirë këtë virus, jo falë masave të Surrelit, por imunitetit dhe vetdisiplinimit.
5. Sistemi shëndetësor provoi sesa i kalbur është, jo për shkak të mjekëve por menaxherëve politikë.
6. Masat e marra sidoqoftë, zbutën efektet, por ekstremizimi i tyre mbi bazën e të dhënave fallso mbetet thellësisht antikushtetues.

Qartësisht na ka ruajtur zoti dhe vetdisiplina. Për qeverinë dhe sistemin e saj të mrekullueshëm do ishim harruar tashmë!

Tani besoj se duket qartë orkestra e Surrelit që i bie veglave me vesh..

Tani, në pastë gjëkundi zot në Surrel, duhet ta bindë Kryeplakun që lejojë testimet masive të njerëzve.

Të ndahet i infektuari nga i shëndetshmi dhe të lejohen këta të fundit të kthehen normalisht në punë.

Jo në stadium, as në koncert, po në punë! Me çertifikatën e testimin në xhep dhe me maskë,pa dyshim.

Të lejohen njerëzit të testojnë veten. Pa dyshim me kushtin që rezultatet e çdo testi ti jepen direkt on line Institutit të Shëndetit Publik.

Ky është i vetmi grafik që mund të ndërtohet shpejt pas shkërmoqjes së grafikëve fantazëm të derisotëm.

Ja kaq!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here