Ish-deputeti akuzon ashpër Ramën: Fshehja e të infektuarve akt kriminal. Pse nuk analizohen tamponët e Shkodrës?

0
106

Ish deputeti i PD Bardh Spahia ka sulmuar kryeministrin Rama, duke u shprehur  se po luan me shëndetin e qytetarëve, duke manipuluar shifrat e covid-19.

Më tej shton se fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, I përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi

E plote:

“Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71. Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra! Kjo për të mbajtur shifrat në nivelin që do Edi Rama, duke fshehur realitetin. A ka më monstruoze se kjo? Si mund të lejohen persona të infektuar të sillen normalisht, potencialisht duke infektuar të tjerë, familjarë a kolegë, vetëm sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, sic po ndodh edhe me fqinjët tanë? Si mund të fshihet një virus i tillë, në vend që të gjurmohet, frenohet e trajtohet? Filozofia e fasadës që ka përdorur prej ditës së parë kur ka hyrë në politikë, rrezikon jetë në këtë situatë! Është papërgjegjshmëri kriminale!”- përfundon ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here