Doganieri shqiptar zbulohet me COVID-19

0
118

Në pikën kufitare të Morinës një doganier nga Kosova ka dalë pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu.

Ndërkohë mësohet se pas konfirmimit të këtij rasti janë bërë 14 tamponë për punonjësit e doganës, si dhe punonjës të policisë që kanë pasur kontakte me rastin pozitiv.

Shehu ka thënë se mbrëmë prej 189 testime prej të cilava 23 kanë rezultuar pozitiv fatkeqsisht me virusin COVID-19, njëri prej tyre është banor i Prizrenit, kjo ëshë e konfirmuar.

Kemi pas kontakt me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik Rajonal, këtu në Prizren dhe është konfirmuar. Fatkeqësisht ky është rasti i katërt në komunën e Prizenit, ndërsa sa i përket rasteve të mbyllura ky është rasti i dytë në komunën e Prizrenit i infektuar me virusin COVID-19.

Rasti i fundit që doli mbrëmë sigurisht është rast i kontaktit, nuk dihet akoma burimi i infeksionit të personit në fjalë, por nuk është rast i importuar kështu që tani jemi në një fazë tjetër në komunën e Prizrenit sa i përket luftimit të COVID-19, sepse tanimë në komunën tonë kanë filluar të dalin kontaktet e kontakteve pozitiv.

Personi në fjalë është zyrtar publik, punëtor i Doganës, punon në Doganën e Kosovës respektivisht në pikën kufitare në Vërmicë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here