Arrestimi i Orgest Bilbilit/ Salianji: Të dekorohet polici që kapi “killerin”, kriminelet vijnë rrotull me garanci nga qeveria

0
130

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se polici që arrestoi rastësisht të kërkuarin nga policia, Orgest Bilbili, “sepse ndoshta nuk pati as kohe te lajmeronte shefin i cili mund ti thoshte lere te lire se ka paprekshmeri dhe i sherben qeverise në zgjedhje”.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji vë paralelisht këtë situatë, me sjelljen e policisë në kuadër të pandemisë.

Sipas tij, “qytetarët terrorizohen nga frika se i shikon policia duke blerë qepë 2 min jashtë fashës orare dhe i dënon me burg ndersa kriminelet dhe banditet si Orges Bilbili me akuza shumë të rënda vijne rrotull qyteteve te pashqetesuar dhe me garanci të plotë nga qeveria”.

Në shkrimin e tij, ish deputeti aludon madje se “nuk ështē rastesore qe kreret e bandave dhe kriminelet me te kerkuar i shpetojne cdo operacioni ose nuk preken fare nga policia. As rastesi që i gjen te mbeshtesin Ramen ne cdo fushate elektorale!”

Orges-Bilbili-1-750x375-1-696x348

“U kap rastesisht nga nje polic qe paguhet minimalisht si mijera police te tjere te ndershem dhe kerkon te jetoje me rrogen e tij, bandidi u kap dje sepse ndoshta polici nuk pati as kohe te lajmeronte shefin i cili mund ti thoshte lere te lire se ka paprekshmeri dhe i sherben qeverise në zgjedhje.

Policë si ai dje jane heronj. Heronj që per te siguruar jetesen luftojnë me krimin ne rruge dhe me mbeshtetesit e krimit ne qeveri! Qe kercenohen nga krimi dhe tradhetohen nga drejtuesit politike te policise!

Polici i djeshem ështē simboli i ploicisë, dekorimi i tij ështē forcë për kedo qe sherben në forcat e policisë duke u sakrifikuar. Nuk kanë lënë shembull të keq pa e promovuar ne nivelet me te larta te vendimmarjes, duhet dhënë zë, vleresim, shpërblim, medalje cdo shembulli si ai i policit!”, shkruan Salianji.

salianji per bilbilin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here