“Do vdesim këtu çfarë të bëjmë”, vështirësitë e pacientëve me dializë

0
135

Emisioni “Stop” udhëtoi drejt fshatit Strebeh, Rrogozhinë dhe takoi qytetarin Xhevat Cullhaj, i cili prej vitesh është i detyruar të bëjë dializë. Por ai nuk ka një makinë të tijën dhe tani po has shumë probleme për shkak të kufizimit të lëvizjeve që të kryejë dializën.

Xhevat Cullhaj: Kam vitin e 5 që bëj dializë në Durrës.

Gazetarja: Sa herë në javë?

Xhevat Cullhaj: Shkoj 3 herë në javë, të hënë, të mërkurë dhe të premte.

Gazetarja: Si ja keni berë për pjesën e transportit përpara se të fillonte kjo situatë në të cilën është vendi?

Xhevat Cullhaj: Shkoja dhe vija me makinat e rastit, marrin 40 mijë lekë.

Gazetarja: Sa është kostoja reale që ju të shkoni nga banesa juaj në spitalin e Durrësit për të bërë dializën?

Xhevat Cullhaj: Një seancë shkon tek 10 mijë lekë të shkoj dhe të vij. Në 30 seanca në muaj na shkon 130 mijë në muaj. Kam shkuar disa herë në këmbë, 9 km nga këtu deri në autostradë dhe kemi pritur 4 orë.

Gazetarja: Ju nuk keni një mjet tuajin që mund ta autorizoni?

Xhevat Cullhaj: Jo s’kemi vetëm këmbët e mia kam, asgjë tjetër.

Gazetarja: Si do ja bëni të bëni dializën që për ju është jetike?

Xhevat Cullhaj: Do vdesim këtu, çfarë të bëjmë.

Po kështu Kastriot Selimi në fshatin Spanesh të Rrogozhinës e ka mbi 40 km larg spitalin, ku duhet të bëjë dializën.

Pagesa prej 40 mijë lekësh nuk mbulon dot shpenzimet, sidomos në këto kushte.

Gazetarja: Sa është pagesa që ti merr për transportin?

Kastriot Selimi: Aty tek 40, jo më shumë jo, 40-44.

Gazetarja: Sa km është fshati jot nga spitali ku t’i duhet të bësh dializën në Durrës?

Kastriot Selimi: Aty tek 40 e ca km larg.

Gazetarja: Po tani gjatë kësaj periudhe ke shkuar ta bësh dializën?

Kastriot Selimi: Kam 6 seanca pa bërë fare!

Gazetarja: Ke makinë tënden?

Kastriot Selimi: Jo s’kam makinë!

Gazetarja: Po si do ja bësh që të bësh dializën që për ty është jetike?

Kastriot Selimi: Si t’ja bëj di unë, makina do lekë shumë, do 40 mijë lekë që të më çojë atje, edhe varet thotë 40- 80, ç’të them unë i shktreti.

Gazetarja: Ndërkohë të ardhurat e tua cilat janë?

Kastriot Selimi: S’kam, gjendje shumë e dobët ekonomike.

Emisioni “Stop” mori nismën, që t’i transportojë këta qytetarë një ditë drejt spitalit, për të kryer dializën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here