Standard.al

Tiranë/ Rezulton pozitiv me koronavirus një punonjës i policisë, priten rezultatet për 5 të tjerë…

0

Një punonjës i policisë në Tiranë ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe vetë policia zyrtarisht. Burime për ABC News nga policia thonë se u është marrë tamponi edhe 5 policëve të tjerë, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarin.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra tregon detaje lidhur me ngjarjen:

“…Nje tjetër kategori që rrezikon të preket janë punonjësit e policisë së shtetit. Prej një muaji ndodhen në terren. Nga 190 të prekur ne Tiranë, njëri është polic në drejtorinë vendore të policisë së shtetit në Tiranë. Javën e kaluar i është marreë tampon sepse ka pasur dyshime prej simtomave që ka krijuar. Polici në fjalë qëndron tek pritja e qytetareve apo kontrolli i automjeteve që u behet atyre që hyne në drejtorinë e policisë. Pritet gjithashtu që të dalin përgjigjet për 5 police të tjerë.”

Këta persona, siç raporton gazetarja, janë persona me të cilët efektivi ka pasur kontakte më të aferta si dhe persona të tjerë me të cilët ka ndryshar turnin. Polici i nfektuar prej një jave është vetë-karantinuar. E njëjta situatë paraqitet edhe me familjarët e tij.

Gazetarja Kodra thotë gjithashtu se ABC News është përpjekur të marrë një informacion zyrtar për të ditur nëse ka një numër të caktuar mes efektivëve, por “nuk morëm një pergjigje zyrtare.”

I vetmi që u konfirmua zyrtarisht ishte polici që ka rezultuar pozitiv me koronavirusin. Familjarët e tij janë izoluar por nuk raportohet të kenë simptoma.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.