Tendera luksi në kohë Covidi, bashkia e Tiranës jep 550 milionë lekë për kosha dekorativë

0
130

Në kohë emergjence natyrore qoftë për tërmetin apo dhe për koronavirusi, bashkia e Tiranës nuk ndal tenderat e luksit. Madje së fundi një kompani do të marrë 550 milionë lekë për kosha dhe stola dekorativë. Vendim i çuditshëm kur dhe koshat e mbeturinave mbesin të papastruar.

2 javë më parë qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Por pavarësisht kësaj dhe vështirësive ekonomike që po kalon vendi, kryebashkiaku Veliaj ka zgjedhur të vazhdojë më dhënien e tenderave të luksit.

Përmes një procedure të hapur ku ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, për pastrimin dhe mirëmbajtjen e koshave dekorativë është shpallur fituese kompania “Gerard-A” sh.p.k me fondin limit prej më shumë se 229 milionë lekë.

Në buletinin e prokurorimit publik të datës 2 mars të po këtij viti,  e njëjta kompani është shpallur fituese e tenderit prej më shumë se 550 milionë lekë.

Në dokumentet standarde të tenderit thuhet se me këtë vlerë Bashkia e Tiranës ka blerë 1335 copë stola dekorativë, 165 stola dekorativë dru masivë, 60 stola dekorativ me bazament gurë me rrjetë e ndenjëse druri dhe 60 kosha dekorativë të modifikuar.

E njëjta kompani rezulton se është shpallur fituese e 5 tenderave në lidhje me stolat dhe koshat, që në total kapin vlerën e më shumë se 1 miliardë lekë pa TVSH.

Edhe pse jemi në kohën kur kërkohen më shumë fonde për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi, Bashkia e Tiranës nuk preferon të rishikojë financimet por vazhdon me tenderat luksozë.

Edhe pse kryeqyteti e nis dhe mbyll javën i zhytur nga mbeturinat dhe nuk shqetësohet askush për marrjen e masave, tenderat për blerjen apo mirëmbajtjen e stolave dekorativë, apo të tjera objektesh luksi nuk ndalen./Oranews.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here