Standard.al

Të përdoresh Kodin Penal si “gjethe fiku” nuk është produktive, është e rrezikshme!

0

Nga Tritan Shehu –

Show me disproporcionalitete penale, instrument per te fshehur problemet!

Perseri po spekullohet; aktualisht ne kemi te bejme me nje ballafaqim te ashper me nje epidemi, gje qe fitohet me masa shendetesore (midis tyre dhe “distancimi fizik” i kerkuar nga ne), mobilizim te kapaciteteve te tilla, me politika ekonomike e financiare dhe jo me improvizime me “Kodin penal”, sic kerkon Kryeministri te devijoje vemendjen.

Pa pasur nje strategji perballese e me tej dalese, ne vullnet per te kontrolluar cdo gje, per te mos lejuar transparence mbi realitetin, kerkon tashti te cvendose kahen nga masat shendetesore te ato penale te pa justifikuara edhe nga reagimi racional i popullesise ndaj kufizimeve te deritanishmeve.

Nëqoftë se ndonje here ka pasur probleme, ne radhe te pare ato jane krijuar nga vete iracionaliteti i disa prej vendimeve te Qeverise.

Pra Qeveria duhet te shikoje kryesisht nga vetja e te na thote sa eshte buxheti shendetesor ne kete perballje (ai aktuali eshte qesharak), si do te mbrohet personeli shendetesor, cfare po behet me mjekun e familjes, po me strukturat mjekuese ne rang vendi, me laboratoret, te shpjegoje pse u braktis strategjia se OBSh dhe e vendeve te zhvilluara per testimet, identifikimin virusologjik e imunitar, izolimin e mjekimin, te domosdoshme keto per sot e per procesin e “hapjes”!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.