SHQIPERIA, një vend ku një shqiptar vlen me pak se një EMIGRANT I PALIGJSHEM!

0
134

Nga Dritan Kaba

Rreth 5 mije shqiptare jane vetem ne Greqi, llogarit ne te gjithe Evropen,te cilet nuk mund te kthehen dot ne shtepite e tyre se Gjithologu i Surrelit ia ka ndalur kthimin ne shtepite, familjet, ne Atdheun e tyre! Nese duan te kthehen ne Shqiperine e tyre, ata duhet te paguajne qindra mijera leke per tu karantinuar ne hotele per 14 dite! Kane apo nuk kane kushte te karantinohen ne shtepite e tyre! Kjo nuk ndodh askund.
Ne asnje vend te botes!!!
Ndersa dhjetra siriane, pakistaneze, bangladeshas, nigeriane apo afganistanas kalojne çdo dite kufirin ne menyre te paligjshme. Enden rrugeve te qete ose kjo qeverisje, e cila i urren shqiptaret i strehon, ushqen ne kampet e refugjateve!
Nese nje shqiptar kalon kufirin ne menyre klandestine gjobitet deri ne 1 milion leke dhe duhet te paguaje po aq te karantinohet ne nje hotel!
Nuk besoj se mund te kete absurd me te madh!
Per Edin e Surrelit dhe qeverine e tij, shqiptaret jane qytetare te dores se dyte ne vendin e tyre! Qeveira e PPP, tenderave pa gare, pastrimit te parave, mbeshtetese e bandave te trafikimit te droges dhe qenieve njerezore , shqiptaret jane “bela”, ndersa emigrantet e paligjshem honor!
Qeveria e Rilindjes kerkon te perzere shqiptaret nga pronat, tokat, shtepite dhe familjet e tyre! Ata po bejne gjithshka qe hemorragjia e shqiptareve te jete sa me e madhe. Sa me shume shqiptare te ikin, aq me shume mundesi do kete per emigrantet e paligjshem! Aq me shume njerez, qe nuk i dhimbset Shqiperia do e popullojne ate! Sa me shume emigrante te paligjshem, aq me e forte behet autokracia edhe diktatura ne Shqiperi!
Qeveria e Rilindjes, vendos gjoba dhe burg deri ne 15 vite burg per shqiptaret, pavaresisht arsyeve pse e thyejne karantinen!
Per emigrantet e paligjshem, kjo qeveri harxhon rreth 30 euro ne dite per ushqim, veshje apo fjetje, ndersa shqiptareve nuk iu garanton as pagen minimale ne keto kohe te jashtezakonshme!
Ndihmat e turpit, qe i shperndan Erioni dhe kryebashkiaket e tjere, jane si thaset e miellit dhe te ushqimeve ditet para zgjedhjeve! Ata po blejne varferine dhe skamjen e shqiptareve! Por edhe me keq po i ndajne ato politikisht ne menyre skajore edhe te turpshme!
Ndersa paga e biznesit te vogel eshte nje skandal akoma edhe me i madh. Shumica e aplikanteve nuk po e perfitojne! Nuk ka asnje transparence kush po i perfiton keto pagesa! Pse nuk shpallen listat e perfituesve dhe arsyet pse disa i perfitojne edhe te tjeret jo!
Biznesi eshte prane shkaterrimit total. Garancia sovrane ishte nje loje fjalesh! Qeveria e Rilindjes nuk garanton asgje, perkundrazi i merr çdo gje, nese ndonje biznesmen merr nga kjo kredi e lakut ne fyt! Asnje garanci per ta dhe per pagat e punonjesve te tyre! Shteti autokrat ne rast mospagimi te kredise i merr çfo prone edhe aksion te niznesmeneve. Kjo nuk eshte kredi ne ndihme te biznesit, por nje shkaterrim per kedo qe aplikon per te. Eshte nje varr i hapur per çdo bisnesmen!
Asnje ulje taksash apo ndihme financiare per bizneset prodhuese.
Ndersa firmat e oborrit te Kulles se Surrelit, vetem ne keto kohe te pandemise kane arritur te marrin, jo pak por rreth 70 milion euro, tendera pa gare apo pagesa per koncensionet e tyre! Miliona te tjera do vazhdojne te paguhen ne ditet ne vijim!
Fermeret jane me te goditurit, ata nuk po lejohen as te punojne tokat e tyre! Periudha e mbjelljeve te prodhimeve po shkon drejt deshtimit, ashtu si po hidhen ne kanale prodhimet e tyre te fillimstines!
Asnje subvencion, asnje pagese edhe per ta!
Faturat e ujit, energjise elektrike dhe taksat lokale vazhdojne te jene ne kurriz te çdo familjeje! Asnje subvencion per familjet ne nevoje. Asnje ulje çmimi per kete periudhe karantine. Te pakten te kishin hequr TVSH, keshtu do i lehtesonin faturat e familjeve te shqiptareve, por jo dhe jo!
Per shqiptaret vetem burg, gjoba dhe dhune psikogjike!
Opozita duhet te kembengule dhe t’i mbroje propozimet e saj ekonomike, qe per mendimin tim duhen plotesuar dhe per te drejtat e lirite e njeriut, qe pak ka folur. Ato po behen gjithmje e me te renda! Shteti tashme ka rene ne autokraci! Opozita nuk duhet te shohe sondazhet apo komentet e paguara ne rrjete sociale, ajo duhet te beje ate qe eshte me mire per kete vend, pavaresisht mediave te kapura dhe komenteve te gazetareve te shitur! Duhet te komunikojne gjate gjithe kohes pa asnje nderprerje me shqiptaret, ndryshe autokracia do shkoje drejt nje diktature pa ngjyra! Sot nje vend pa Gjykate Kushtetuese, me nje drejtesi totalisht te kapur, pa opozite ne Parlament, ligjet dhe ndryshimet ne Kodin Penal do e rendojne me shume situaten. Shteti po drejtohet me deshirat dhe lemoshat e Gjithologut te Surrelit. Perdite e me shume ne subkoshiencen e shqiptareve po skalitet diktatura!
Shqiperia po kthehet ne nje vend ku nje shqiptar vlen shume me pak se nje emigrant i paligjshem!
Shqiperia po kthehet ne nje vend, ku ka shqiptarë te kategorise se pare dhe shqiptare te dores se dyte! Kjo po behet evidente çdo dite!
Nese nuk e perballojme sot autokracine, neser do jete shume vone! Hemorragjine kombetare nuk do te kete kirurg ta ndale!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here