Shifër e frikshme! Shkon në 100 numri i mjekëve që vdesin nga koronavirusi në Itali

0
99

Në Itali rritet çdo ditë edhe numri i bluzave të bardha që humbin jetën në luftën me virusin e tmerrshëm, COVID-19. Më shumë se çdokush tjetër ata janë më të ekspozuarit ndaj rrezikut.

Ditën e sotme ka shkuar në 100 numri i mjekëve që kanë vdekur sipas Federatës Kombëtare të Urdhrave Mjekësorë ((Fnomceo).

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 mjekë të tjerë, Marzio Zennaro, Tahsin Khrisat, Mario Rossi dhe Samar Sinjab.

Mjekëve viktima iu bashkohen edhe 26 infermierë dhe pesë ndihmës infermierë, më i riu 36 vjeç, i cili vdiq ditët e fundit pasi kontraktoi koronavirusi në repartet e kujdesit intensiv.

Në total që nga nisja e pandeminsë në Itali janë infektuar 138 422 persona nga ku 17.669 persona kanë vdekur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here