Ndërron jetë e moshuara tek Infektivi/ Shkon në 23 numri i viktimave nga koronavirusi

0
105

Është rënduar bilanci i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Ka ndërruar jetë te Spitali Infektiv një e moshuar 72-vjeçare, duke e çuar në 23 numrin e viktimave.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se e moshuara vuante dhe nga sëmundje të tjera, si insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Një paciente 72-vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me COVID-19.

E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

72 vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm. E moshuara është viktima e 23 me COVID19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here