Lufta kundër koronavirusit/ Çifti i njohur dhuron më shumë se 1 milion dollarë

0
132

Për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së koronavirusit edhe George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Alamudin i bashkohen yjeve të Hollywood-it, që kanë vendosur të japin kontributin e tyre.

Aktori 58-vjeçar dhe bashkëshortja, avokatja me origjinë libaneze, 42-vjeç, kanë vendosur të bëjnë një donacion prej më shumë se 1 milion dollarë të destinuara në drejtime të ndryshme, me më shumë nevojë në këtë moment.

Sipas Deadline, çifti ka dhuruar 250 mijë dollarë për secilën nga këto ente, për shtëpinë kinematografike dhe televizive The Motion Picture and Television Fund, SAG-AFTRA FUND dhe Los Angeles Mayor’s Fund. 300.000 dollarë të tjerë i janë dhuruar tre aktiviteteve bamirëse ndërkombëare, Lebanese Food Bank, Rajonit të Lombardisë dhe National Health Service COVID-19.

Shtëpia kinematografikeThe Motion Picture and Television Fund, ku Clooney është anëtar i këshillit, merret me asistencë financiare në këtë periudhë emergjence si pasojë e koronavirusit. Ajo kontriubon në sigurimin shëndetësor të artistëve në nevojë dhe aktualisht ofron grante për anëtarët e saj të sëmurë, duke i ndihmuar me materiale mjeksore dhe ushqim. Ndërsa Mayor’s Fund furnizon me aparatura mjekësore shumë të nevojshme spitalet dhe operatorëve shëndetësor që luftojnë epideminë e koronës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here