Koronavirusi/ Injoron sulmet e kryeministrit, Basha: Ndihmo vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës me mjekë!

0
97

Ndërsa kryeministri Rama pak më parë deklaroi se kryedemokratit Basha në gjithë situatën e krijuar me COVID 19 ka për t’i mbetur vetëm turpi dhe dështimi, ky i fundit injoron akuzat dhe kërkon zgjidhje për një tjetër problem.

Kreu i PD-së përmes një statusi në Twitter i kujton kryeministrit se duhet të bëjë një detyrë kombëtare dhe kushtetuese: Të ndihmojë vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës që po përballen me COVID 19.

STATUSI I PLOTË
Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID 19. Për situatën e vecantë ku ndodhen, I bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor.. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje është detyrim kombëtar dhe kushtetues

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here