Standard.al

Korça nuk gjen qetësi, tronditet sërish nga tërmeti, ja sa ishte…

0

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar në Korçë.

Ky është tërmeti i dytë brenda 24 orësh që godet rajonin e Korçës, pas atij të regjistruar mëngjesin e djeshëm, i cili kishte magnitudë 3.8.

Tërmeti i mëngjesit të sotëm u regjistrua 7 km nga Korça dhe 5 km nga Maliqi, në thellësi 2 km. Nuk raportohen dëme në banesa apo të lënduar.

Të dy lëkundjet kanë pasur të njëjtën epiqendër, madje në të njëjtën orë, me të njëjtën thellësi, por tërmeti i mëngjesit të sotëm ka pasur një magnitudë më të vogël.

Image

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.