Standard.al

Kina gënjeu botën për shtrirjen e shpërthimit të koronavirusit?! Japonia ofron miliarda dollarë për kompanitë që do të braktisin vendin komunist

0

Japonia po akordon miliarda yen për të stimuluar kompanitë e saj të lenë shtetin komunist të Kinës dhe të kthehen në vendin e tyre ose në shtete të tjera për të vijuar aktivitetin.

“Buxheti ekstra përmban 220 miliardë yen, ose 2 miliardë dollarë për kompanitë që do të kthehen në Japoni dhe 23,5 miliardë yen për kompanitë që do të vazhdojnë aktivitetin e tyre në shtete të tjera”, raporton Bloomberg News.

Masa vjen pasi Japnia pretendon se Kina komuniste gënjeu botën për shtrirjen e shpërthimit të koronavirusit në vendin e tyre dhe u përpoq ta fshihte, gjë që çoi në shpërthimin e e saj më pas në mbarë botën.

“Kina është partneri më i madh tregtar i Japonisë, por importet nga Kina u ulën me gati 50% në shkurt”, shkruan Bloomberg News.

Japonia eksporton një pjesë shumë më të madhe të pjesëve dhe mallrave pjesërisht të gatshme në Kinë, sasi kjo më e madhe se shtete të tjera industriale.

Vendimi i qeverisë japoneze paralajmëron veprime të ngjashme edhe nga qeveri të tjera në botë, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë qenë shumë të ashpra me Pekinin zyrtar sa i përket përhapjes së Koronavirusit, që deri tani numëron mbi 1,5 milion të infektuar në mbarë botën dhe mbi 90 mijë viktima.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.