Standard.al

“Jemi vetëm në fillim dhe kam ende shumë rrugë përpara”/ Haland: Përpiqem të mos mbivlerësohem…

0

Erling Braut Haland, sulmuesi i Borusias së Dortmundit, është ëndrra e merkatos së të gjitha klubeve të mëdha, ka folur për kanalin norvegjez “Eurosport”, teksa diçka është e sigurt, për gjigantin norvegjez, klubi aktual është vetëm stacioni i radhës në karrierën e tij.

“Përpara se të zgjedhësh një klub duhet të kuptosh sesa i fortë je, nëse klubi është i mirë, kush punon aty, çfarë të transmeton, sa mund të të rrisë. Ka shumë faktorë që duhen marrë në konsideratë. Kur vajta te Salcburgu kishte klube të tjera që më donin, por kuptova se austriakët ishin të duhurit pr mua. Gjithmonë përpiqem të mos mbivlerësoj veten sepse ka shumë lojtarë të mirë. Gjithmonë jam përpjekur të mendoj se nuk jam kaq i mirë. Sot ndihem mirë, kam persona të mirë përqark.Jemi vetëm në fillim dhe kam ende shumë rrugë përpara”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.