Gazeta gjermane i hedh benzinë zjarrit/ Një deklaratë e turpshme dhe e papranueshme! Mafia italiane….

0
105

Sikur të mos mjaftonte situata e ndezur mes Italisë dhe Gjermanisë sa i përket krizës së krijuar nga koronavirusi i ri, gazeta gjermane ‘Die Welt’ i ka hedhur benzinë zjarrit.

“Zonja Merkel, mos u përkulni,” thuhet në artikullin që mban firmën e Christoph Schlitz. Ai kërkon që qeveria gjermane të mos lëshojë përpara kërkesave italiane për korona-bonot.

“Duhet të jetë e qartë se në Itali, ku mafia është e fortë dhe tani vetëm po pret shiun e financimeve nga Brukseli- fondet duhet të paguhen vetëm për sistemin shëndetësor dhe jo për sistemin social dhe fiskal”, shkruan ai.

“Edhe në krizën e koronavirusit, parimet themelore duhet të zbatohen”.

Artikulli ka zemëruar edhe ministrin e Jashtëm italian. Luigi di Maio.

“Një deklaratë e turpshme dhe e papranueshme. Shpresoj që qeveria gjermane të distancohet nga ajo. Italia po vajton viktimat e koronavirusit, por ka mbajtur zi dhe ka vajtuar edhe viktimat e mafias,” tha ai.

Kurse senatori kalabrez, Nicola Morra tha se Gjermania e ka Ndrangheta- në shtëpinë e saj e akuzon të tjerët.

Më herët, gjatë një interviste për gazetën gjermane BILD, kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se “koronavirusi mund të sjellë fundin e ëndrrës evropiane”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here