Ekonomia pas Covid-19/ Malaj: Shqipërisë mund t’i duhen deri në dhjetë vite, për t’u rikthyer në normalitet…

0
104

Ish ministri i Financave dhe eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus”, në Tv T.

Ai është pyetur lidhur me kohën që do t’i duhet vendit tonë, për t’u rimëkëmbur dhe për t’u rikthyer në normalitet, pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Malaj tha se, bazuar në studime të ndryshme të krizave të mëparshme, Shqipërisë mund t’i duhen deri në dhjetë vite, për t’u rikthyer në normalitet.

Bazuar në studime të ndryshme, nga kriza të ndryshme gjatë 200 viteve histori, koha e rikthimit në normalitet dhe në situatën para krize, shkon në disa raste deri në dhjetë vite”, tha Malaj.

Ndërsa Profesori Selami Xhepa, deklaroi se pandemia e shkaktuar nga Covid-19, do të ndryshojë modelet e biznesit në të ardhmen dhe do të sjellë një qasje të re ndaj teknologjisë.

Shumë gjëra do të ndryshojnë, në veçanti modelet e biznesit do të ndryshojnë në të ardhmen. Bota kishte shkuar drejt rendjes së minimizimit të kostove, duke shkuar me inventare zero, tani u pa që ndërprerjet që ndodhin në zinxhirin e furnizimit, në zinxhirin e prodhimit, që nga lënda e parë dhe deri në produktin final, kërkojnë ndoshta modelin e vjetër, duke garantuar procesin e prodhimit. Do të ketë dhe ndryshime në rolin që i jepet teknologjisë, sepse është provuar se përdorimi i teknologjisë ka minimizuar kostot. ”, tha Xhepa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here