Standard.al

Dyshohet të jenë infektuar me koronavirusin, vetëizolohen disa punonjës në komisariatin e Vorës…

0

Një punonjës i Policisë së Tiranës ka rezultuar pozitiv për koronavirusin dhe ndodhet në karantinë prej një jave. Ndërsa, pritet që të dalin rezultatet edhe për persona me të cilët ai ka pasur kontakte të afërta.

ABC News raporton se edhe disa punonjës në Komisariatin e Vorës, janë karantinuar.

Ata dyshohet se janë të infektuar me virusin dhe ndodhen të izoluar prej një jave.

Veç mjekëve, edhe punonjësit e policisë ndodhen pothuajse çdo ditë të ekspozuar ndaj rrezikut duke qenë në kontakt me qytetarë të shumtë.

Për ta janë marrë masat e nevojshme edhe mes punonjësve të policisë.

“Ata mundohen të mbajnë distancën ndërsa janë në krye të detyrës, janë pajisur edhe me maska dhe me disfektantë.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.