Bregasi ‘ngre alarmin’: Të lehtësohet paketa dhe të shtyhen disa taksa. Garancia sovrane s’mund të jetë vetëm për pagat e punonjësve, biznesi do ta refuzojë

0
77

Kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi, në një lidhje me “Skype” në News24 u shpreh se qeveria duhet të lehtësojë sa më shpejt paketën për biznesin, si dhe të shtyjë disa taksa, që kompanitë që janë prekur direkt nga situata e krijuar nga koronavirusi.

Intervista:

Doja një koment lidhur me garancinë sovrane, për detajin për të paguar punonjësit. Është lehtësi kjo për biznesin?

Luan Bregasi: Kur u bë skenari i parë i vështirësisë për Shqipërinë, për biznesin kishte tre lëvizje: për biznesin e vogël, shtresat në nevojë dhe të vetëpunësuarit; garancia sovrane deri në 100 milionë dollar për biznesin e madh; shtyrja për tre muaj e kredive për biznesin. Të treja këto lëvizje, që realisht ishin të krahasuara me lëvizjet që kanë bërë vendet e tjera, u konsideruan nga biznesi shumë pak. Por, duke respektuar vecori specifike që ka vendi jonë, që është më i varfër, më pak i administruar, me probleme në shëndetësi, etj, ne e mbështetëm, e vlerësuam, megjithëse na u duk shumë pak. Shifrat që u akorduan për biznesin dhe për ekonominë i konsideruam jo të mjaftueshme. Ndaj vlerësuam që garancia sovrane do na vinte në ndihmë.

Realisht unë do doja që garancia sovrane, paketa e qeverisë, do duhet të ishte konsultuar me biznesin. Ne flasim shumë gjëra, por pasi qeveria i ka marrë vendimet. Nuk dua të bëj kritikun, por mirë që në kohën e paqes nuk kemi konsultuar gjë, po në kohën e luftës menduam se do konsultoheshim. Unë mendoj se edhe për skenarët e tjerë që ka qeveria, duhet t’i bëhen me dije sipërmarrjes dhe biznesit, duhet konsultuar me të. Është komuniteti që duhet konsultuar më shumë, sepse ka pjesën më të madhe të të ardhurave. Një ekonomi e stresuar, do vështirësojë edhe anën shëndetësore. Biznesi duhet ta dijë çfarë skenari do të ketë për pas tre muajsh.

Mendoj që garancia sovrane është pritur mirë në fazën e parë nga biznesi, meqë na u la hapësira se do të ketë skenarë të tjerë, por ashtu si është paraqitur, ka nevojë të rishikohet. E para është që biznesi e ka parë me rezerva marrjen e kredisë vetëm për pagat e punëtorëve, sepse pagat janë kosto shtesë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që banka të japë kredi vetëm për paga, ato japin kredi për investime, marketing, etj. Kjo më shumë duket si një kredi që ne do marrim për të mos larguar punëtorët. Por, ne mendojmë se duhet të zgjerohet fasha e marrjes së kredisë, të merret edhe për lëndët e para, edhe për vështirësi të tjera. Si mund të marrë kompania kredi për pagat, kur është e mbyllur.

Pra, garancia sovrane do ta rëndonte apo lehtësonte situatën e biznesit?
Garancia sovrane e dhënë vetëm për pagat ka qëllim të mbajmë punëtorët në punë. Ne këtë gjë e duam, por e marrë vetëm për pagat biznesi do ta refuzojë, sepse shumë kompani po i çojnë punëtorët në shtëpi. Kjo është vetëm për tre muaj, që do të thotë pas tre muajsh mbaron kredia, edhe shtyrja e kësteve të kredive. Kjo i krijon shumë probleme ndërmarrjes private. Për këtë arsye, garancina sovrane nuk duhet të jetë vetëm për pagat, por të paktën edhe për lëndët e para.

Së treti, shteti ofron kredi me interes 2.8%. në kushte normale kjo është me kushte shumë normale, por në kushtet kur do mbivendoset me kredi që do marrë biznesi për investime, nuk e lehtëson biznesin. Nëse kjo kredi do të jepej pa interesa, pra që do ta paguante shteti, do të kishte vlerë dhe do t’i tregonte biznesit se shteti po bën diçka për të.

Biznesi shqiptar kërkoi që të paguheshin pagat nga qeveria, nuk kërkuam lekë nga shteti, por kërkuam që të paktën shteti të mos na marrë lekë. Ne nuk jemi që gjithë biznesi të mos paguajë tatime, taksa, por disa biznese që janë prekur direct nga virusi të shihet mundësia që të ndihmohen. Ajo që kërkojmë shpejt është që kjo paketë të lehtësohet dhe të jetë më e lehtë për t’u thithur nga sipërmarrja private, si dhe disa taksa të kenë mundësi të shtyhen për një periudhë, që duhet ta diskutojmë bashkë me qeverinë. Problemi është se ne nuk e dimë sa do vazhdojë kjo situatë, por mesa duket impakti do të jetë shumë i gjatë tek industria, turizmi, transporti, etj.

A mjafton kjo garanci vetëm tre muaj dhe a është e drejtë që përjashtohen pagat e larta?
Mendoj që në 150 mijë lekë të reja nuk është keq, se shumë pak janë pagat e atyre mbi këtë shifër. 150 mijë lekë të reja është një pagë që dominon në sistemin e pagesave të kompanive private. Meqë qeveria ka vendosur 150 mijë lekë të reja, për mua është në rregull

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here