Berisha publikon denoncimin bombë: 9,5 mln $ të humbura. Si ‘avullojnë’ tonelata e naftës të Albpetrol me urdhër të ministres Balluku

0
126

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar nje denoncim te rende te mberritur ne Facebook-un e tij.

Sipas qytetarit, Ministrja Belinda Balluku së bashku me drejtoreshën e emëruar prej saj në krye të Albpetrol, Erjola Muka po kërkojnë të shesin naftën e Albetrolit jo vetëm duke falsifikuar mbi sasinë e disponueshme (sa më shumë ton të shesësh aq më shumë fiton) por dhe duke përfituar me faktin që tani çmimi i naftës është në minimumin e tij.

 

Postimi i plotë i ish-kryeministrit:

Rrofte karantina se keshtu pa u ndjere mbushim baulet me euro!

Vjedhje gjigande ne Alpetrol me urdher te Ndrikull Ballukut. sb

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e qytetarit dixhital! sb

ps: Don Agacio Dhurate Madhi, cfare fiton ne kete mes???

Zoti Berisha pershendetje. Dua tju informoj mbi nje rast te paster vjedhjeje ne kohen e pandemise. Ministrja Belinda Balluku se bashku me drejtoreshen e emeruar prej saj ne krye te Albpetrol, Erjola Muka po kerkojne te shesin naften e Albetrolit jo vetem duke fallsifikuar mbi sasine e disponueshme (sa me shume ton te shesesh aq me shume fiton) por dhe duke perfituar me faktin qe tani cmimi i naftes eshte ne minimumin e tij.

Linku i shpalljes se tenderit te fundit i cili deshtoi:

http://www.panorama.com.al/albpetrol-njoftimi-i-ankandit/?fbclid=IwAR19UleqJLO2QdZoC9Ojv5M2R717NswjsbhANH6vVRgaYiz-9pruv4qlQdY

Madje per te perfituar edhe me shume, e kane deshtuar dy here tenderin sepse cmimi ka rene akoma. Sigurisht keto para do ndahen me klientelen e partise, me ata qe do e blejne kete nafte, sepse ata do e blejne naften gati falas, ndersa shtetit do ti shkaktohet nje dem i jashtezakonshem. Po kujt i intereson kjo? Halli eshte si te mbushin xhepat.

Me konkretisht, drejtoresha e albpetrol ka fallsifikuar shifrat e sasise se naftes te hedhur ne ankand sepse sasia prej 31,000 ton nafte bruto qe i perket detyrimeve te prapambetura nga kompania Bankers Petroleum Albania Ltd Marrëveshjen Hidrokarbure nëvendburimin Patos-Marinëz, eshte sasi e cila aktualishteshte duke u gjykuar ne Gjykaten e Arbitrazhit. E njejta situate eshte dhe per sasine prej 15,100 ton qe i perket vendburimit Ballsh-Hekal, e cila eshte duke u gjykuar nga Eksperti nderkombetar.

Nga kjo del qarte qe Ndrikull Balluku se bashku me drejtoreshen qe ka emeruar, Erjola Muka ka hedhur ne ankand per shitje nje sasi nafte prej 46,100 ton qe nuk ekziston fizikisht dhe qe nuk eshte vendosur akoma nga Arbitrazhi dhe Eksperti se kujt kompanie i perket. Nese ankandi do te rezultonte me sukses (ka deshtuar dy here), qe ne momentin e lidhjes se Kontrates me Fituesin e ankandit do ti shkaktonte buxhetit te shtetit shqiptar nje dem prej 13,018,181 USD.

2. Ka mashtruar per cmimin e shitjes se naftes te hedhur ne ankand, duke i kerkuar te miratojne nje cmim te shitjes se naftes jo real. Keshilli Mbikqyres ka miratuar kerkesen e Administratores ErjolaMuka ne daten 31 Mars 2020 me nje cmim reference nderkombetar te dates 11 Mars 2020 (34.88usd/bbl). Keshillit Mbikqyres i kane kerkuar te miratonte nje cmim prej 15,000 leke/ton nderkohe qe ne fakt ne daten 31 Mars 2020 cmimi i naftes se Albpetrol sha dilte prej 6,698 leke/ton, bazuar ne cmimin e naftes po ate dite ne bursen nderkombetare qe ishte 17,67 usd/bbl. Nese Keshilli Mbikqyres do te dinte qe cmimi dilte kaq I ulet, nuk do te miratonte shitjen e kesaj sasie per nje cmim qesharak.

Mashtrimi i shifrave pervec sasise qe nuk ekziston, por edhe te cmimit te shitjes nga Znj.Muka pa respektuar asnje ligj te Republikes se Shqiperise, i shkakton shtetit shqiptar edhe nje dem shtese te konsiderueshem prej 9,500,000 USD.

Veprimet e paligjshme te kryera, ne total i shkaktojne Albpetrol dhe buxhetit te shtetit nje dem ekonomik ne total prej 22,518,181 USD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here