Standard.al

Sindikata e Policëve kërkesë Ramës: Lëre ushtrinë se po tromaks fëmijët

0

Në rrugë në këtë kohë të pandemisë, ka patrulluar jo vetem Policia por edhe Ushtria me mjete te renda, te cilat jo pak here kane ngjallur panik e siklet mes qytetareve.

Per kete situate ka reaguar edhe Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë.

Kreu i Sindikatës Valentin Macaj, thotë se policët e rendit dhe të burgjeve janë përballë e në kontakt me virusin në çdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standardeve të OBSH. Për të suksesi në këto ditë varet nga mjekësia dhe policia e jo nga shpenzimi i tepërt në karburant prej blindave ushtarake, që sipas tij po tromaksin fëmijët.

“Krahas mjekësisë që është e mbërthyer nëpër spitale e ambulanca, paskemi edhe mijëra bijë e bija nënash që nën uniformë policie, janë përballë e në kontakt me virusin në çdo moment e pa masa mbrojtëse sipas standardeve të O.B.SH. Janë shërbime të instaluara kudo, si në tregje, kryqëzime,rrugica, autostrada, dogana, porte, aeroporte, spitale, burgje e ambiente publike. Ndaj, qeveria duhet të mendojë seriozisht e të shpërbleje mundin e mijëra punonjësve të policisë në rend e burgje, sepse suksesi në këto ditë varet nga Mjekësia dhe Policia e jo nga shpenzimi i tepërt në karburant prej blindave ushtarake, që më shumë tromaksin fëmijët e ngujuar, sesa disiplinojnë 5%-shin e qytetarëve abuzues me oraret. Një shpërblim sa 50% e pagës neto mujore nuk cënon aspak buxhetin e shtetit, pasi është një e drejtë e mohuar prej 30 vitesh në pagën e 13-të, të cilën e garanton Kodi i Punës në fuqi. Ndërsa qytetarët, ashtu siç brohoritën bluzat e bardha të mjekësisë, duhet të bëjnë një gjest të tillë falenderues edhe për këmishat blu të ligjit, të cilët po sakrifikojnë për sigurinë e tyre”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.