Rama është Baba…Ali Baba!

0
139

Nga Pano Soko

Nga BE janë akorduar në fillim të karantinës gjithsej 50 milionë Euro ndihmë për Shqipërinë për përballimin e situatës.

35 milionë Euro të dedikuara për pasojat në ekonomi.

11 milionë Euro për të dedikuara për shtresat sociale.

4 milionë si pajisje mjekësore.

Nga paga e luftës që u premtua, u paguan vetëm 60.000 punonjës, nga mbi 220 mijë që duhet të përfitonin me hak dhe që u parashikuan në fillim, tek statusi në FB i Babës.

Mbi 160 mijë të tjerëve iu refuzua ndihma, se ashtu është një muhabet…

Vlera totale që iu shpërnda njerëzve shkoi 12.5 milionë Euro.

Pagesa e ndihmës ekonomike u dyfishua për një muaj, gjithsej rreth 4.5 milionë Euro.

Në total janë shpërndarë 17 milionë Euro.

Nga 46 milionë Euro që ia dha BE-ja për të adresuar problemet që qytetarët do kishin nga epidemia, ky çoi tek njerëzit vetëm 17 milionë Euro.

Të tjerat s’dihen ku do shkojnë…

Pra pa llogaritur fare ato budallalliqet që tha në fillim me paketë 350 milionë Euro që do na i jepte ky nga buxheti, hiqi ato, ky edhe lekët që ia dha BE për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset në këtë kohë të vështirë, 30% i shpërndau dhe 70% i përlau.

Që ta merrni vesh pra.

Ky është Baba…Ali Baba.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here