Pse s’del nga ilegaliteti Komiteti?

0
102

Nga: Ylli Dylgjeri

Shëëëëët! Eshtë krijuar Komiteti! Komiteti i Eksperteve!Komiteti i 3 K-ve. Komiteti është Anonim, ku punon motra e gruas së Ministrit tim!
Komiteti sot është: No name, No face, No Number! Eshtë njësoj si ai Spitali që u tha fillimisht se do funksionojë për Pandeminë por pa lokacion! U fsheh spitali! U mbars mali e polli një Komitet. Bota i ndërton në publik e për publikun per 20 ditë. Tek Ne jo. Po punojmë si ne rrethim!
Antarëve priten tu vihen edhe pseudonime.
Deri tani nuk njihet, është misterioz, nuk i njihet as në përberje dhe as kush e drejton, ndërkohe Komiteti paraqet njëherazi siguri dhe garanci sipas parimit:
Me forcat e veta!
Komiteti Eksperteve nuk nxjerr akte. Komiteti nxjerr vetem deklarata per shtyp pasi ndjehet vete i shtypur!
Dikush, aty me tha se nje nga antaret më popullor të Komitetit sapo bie qetesia ne pavion, ecen e kendon:

Jam antar Komitetit
Me ka vesh me zor Pushteti!
Më telefon vetë Arben Qameti!

Me këngën kërkon ti shpëtoj te nesërmes. Por …letrat aty mbetet. Letrat nuk i vdes Covidi. Letrat do hapen.

 

Fotografia e Ylli Dylgjeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here