Standard.al

Prishtina masa shtesë kundër Covid-19

0

Sot në orën 14:30 do të promovohet tuneli dezinfektues, i vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Kjo si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

Në Kosovë deri sot janë konfirmuar 184 raste me koronavirus, prej tyre 30 të shëruar dhe gjashtë të vdekur.

Viktima e fundit nga koronavirusi është një 66-vjeçare nga Malisheva, e cila është vatra kryesore e kësaj sëmundjeje në Kosovë me 61 raste, derisa në Prishtinë janë konfirmuar 23 raste, prej tyre një i vdekur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.