Prifti italian thirrje të fortë shqiptarëve: Mos dilni nga shtëpia…

0
114

Don Alberto është prift në Bergamo, por për herë të parë në jetën e tij ka zgjedhur të mos japë vetëm mesazhet e zakonshme të paqes. Pasi ka parë lajmet që vijnë nga Shqipëria me pamjet e njerëzve të dyndur për blerje ushqimesh, Don Alberto ka zgjedhur t’u bëjë një thirrje të fortë shqiptarëve. Për të është e pakuptimtë si ka ende në botë njerëz që nuk janë ndërgjegjësuar, pas asaj që po shohin përditë në Itali.

Kërkesën e Euronews Albania për të dhënë dëshminë e tij për rubrikën tonë Covid – Dëshmi e pranoi menjëherë. Por për disa ditë me radhë realizimi i saj ishte pak i vështirë. Don Alberto e niste dhe e mbyllte ditën duke mos mbajtur mesha në kishë, por duke renditur arkivolët me trupat e viktimave të virusit. Mes tyre kishte shumë njerëz që njihte, pasi vinin shpesh në kishën e tij. Në ndonjë ditë të tillë do ketë qenë edhe kur bëri këtë mesazh të drejtpërdrejt për ne.

“Mos dilni nga shtëpia sa të kalojë e gjitha kjo, se po vdesin shumë njerëz”! Don Alberto tregon se ditët e para kur nisi shfaqja e virusit, vetëm në kishën e tij kishte 20 viktima në ditë. Njerëzit nuk vinin dot të përcillnin, familjarët në ritet e fundit apo në varrim. Një pjesë ishin të sëmurë edhe vet, disa të tjerë i trembeshin infektimit. Por viktimat e para ishin me “fat”, nëse mund të quhen kështu. Të paktën kanë një varr ku do t’i kujtojnë të afërmit.

Për Don Alberton ky ishte trishtimi më i madh. Por me kalimin e ditëve na tregon ai, as varrezat nuk kishin më vend për trupat e viktimave. Vendin e riteve fetare e zunë aksionet për t’i transportuar trupat për kremacion jashtë Bergamos.

Ndaj pas këtij rrëfimi të tij, mbetet pak habi për thirrjen që iu drejton shqiptarëve. Ka javë që sheh vdekjen me sy!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here