Standard.al

“Pandemia e Covid 19 po tregon se vendet e NATO-s dhe vetë aleanca ka qenë e papërgatitur nga një rrezik jo tradicional si ai biologjik!”

0

Nga Edvin Kulluri

 

Pandemia e Covid 19 po tregon se vendet e NATO-s dhe vete aleanca ka qene e papergatitur nga nje rrezik jo tradicional si ai biologjik! Fuqite e tjera si Kina dhe Rusia duke qene shtete federale, kane qene me reaktive ne pergjigjen ndaj pandemise!
Pas renies se Komunizmit perendimi ka zhvilluar strategji te pergjigjeve te gatshme ndaj konfilteve te armatosura apo terrorizmi dhe radikalizmi fetar nepermjet NATO-s, por jo ndaj nje pandemie! Megjithese ne teorite e politikave te sigurise, luftrat biologjike dhe ato kimike jane te njohura ne parim, praktikisht nuk ka nje pergjigje te kordinuar bazuar ne skenare te gatshem per aq sa mund te kete.
Akoma me e papergatitur eshte BE ne nivel ekonomik. Perplasja me Italise nga njera ane dhe Gjernanise e vendeve nordike e te ulta ne anen tjeter, po nxjerr dhe nje here ne siperfaqe krizen e legjitimitetit te BE! Gjermania dhe vendet e veriut e shumta kane dhene borxhe ndaj “jugut” si ne rastin e krizes financiare te 2008, duke e goditur keq besueshmerin e BE dhe vlefshmerine e tij politike.
Pra perendimi eshte i percare ne nje mase te caktuar, pasi diversiteti i kercenimeve e ka bere me “pertace” NATO dhe BE per sa kohe perplasjet ideologjike dhe ato kombetare po shfaqen perdite e me shume. Me nje kembe ne NATO dhe nje ne BE, disa vende evripiane nuk ndajne dot se cilat jane prioritetet e politikes se tyre te jashtme dhe oer rrjedhoje te sigurise.
Po ashtu edhe arriganca e “qeverisjeve racionale” qe mendojne se praktikisht e “sundojne natyren” e ka vene ne gjume eliten perendimore! Athina humbi luften me Sparten kryesisht prej renies se papritur te murtajes, duke i dhene nje mesim njeriut se e ardhmja eshte e paparishikueshme. Ajo qe Machiavelli e quan “furtuna”, pra fat! Asaj mund ti pershtatemi, te perballemi por Zoti per shume apo natyra per shume te tjere mbeten te “pakontrolluara nga njeriuL”! Jemi pjese e botes por jo krijuesit e saj.
Ndaj arriganca e modernitetit duhet ti lere vendin peruljes dhe modestise qe i takon njeriut te kete. Ndryshe sic shkruan pak a shume Ridvan Peshkepia ne nje shkrim te djeshem, “paniku nuk po na con askund ne kete situate pandemie”! Kufizojme lirine e njerezve apo s’kemi asnje plan ekonomik se jemi ndjere te sigurt deri “ra ky Coronavirusi e u pame”!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.