Olsian Cela thirrje prokurorëve: Kontribuoni financiarisht, solidaritet me situatën e krijuar prej koronavirusit

0
99

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Cela përmes një letre drejtuar prokurorëve iu bën thirrje të kontribuojnë financiarisht me sa munden, në kushtet kur vendi ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Letra iu drejtohet prokurorive në rrethe, atyre te Apelit si edhe stafit të Prokurorisë së Përgjithshme.

“Nisur nga situate e emergjencës së krijuar në vend nga epidemia e shkaktuar nga përhapja e COVID 19 si dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore të shpallur nga qeveria, është i nevojshëm kontributi dhe solidariteti i cdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë magjistratët dhe institucionet e drejtësië. Në këto kushte, Prokurori i Përgjithshëm do të mirëpriste përkrahjne e kësja iniciative nga cdo prokuror apo oficer i policisë gjyqësore, duke e konsideruar atë si një detyrim moral ndaj vendit dhe qytetarëve shqiptarë”,- thuhet në letrën e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here