Nuk ka fund tragjedia në Iran/ Vdesin mbi 600 njerëz dhe helmohen mijëra të tjerë, besuan lajmin se konsumimi i alkoolit kuron Covid-19

0
84

Një tragjedi ka ndodhur në Iran ku më shumë se 600 njerëz kanë vdekur ndërsa mijëra të tjerë janë helmuar, për shkak se konsumuan alkool me përqëndrim të lartë, duke menduar se kjo është një mënyrë e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Qytetarët morën këtë vendim për të konsumuar alkoolin duke u nisur nga një lajm i rremë u bë viral në mbarë Iranin ku ju sugjerohej njerëzve se alkooli industrial mund të shëronte koronavirusin.

Pas kësaj ngjarje të rëndë zëdhënësi i gjykatës iraniane, Gholam Hossein Esmaili, tha se të paktën deri më tani kanë vdekur mbi 600 njerëz, kurse tr mijë të tjerë janë helmuar dhe janë shtruar në spital.

“Shifrat janë shumë të larta dhe përtej pritshmërimeve tona. Konsumi i alkoolit nuk është kurë, por mund të jetë vdekjeprurës.”- u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here