Ndryshon projekti për bulevardin e ri në Sarandë, hidhen gurë në det, banorët: Akt makabër

0
208

Këto janë pamjet nga punimet e bulevardit të Sarandës, ku duket qartë që hedhja e gurëve në det mund të konsiderohet një masakër. Kjo ndodh pikërisht në plazhin publik. Punimet në këtë bulevard janë ndërprerë disa herë.

Në bulevardin e Sarandës punimet kanë rifilluar. Ajo që ishte jashtë këtij plan projektit ishte mbushja e detit me gurë.

Po përflitet që këto gurë do të shërbejnë për të ndërtuar mole. Ndërsa bashkia nuk ka bërë asnjë bashkëbisedim me qytetarët për ndryshimin e projektit.

Qytetarët e Sarandës e quajnë akt makabër ndaj detit.

Ky projekt u kundërshtua që në fillim, ku pati edhe protesta, por u premtua se nuk do të prekej deti dhe plazhi publik. Por disa muaj më pas premtimi u shkel me dy këmbë. Saranda ka vetëm dy plazhe publike. Një projekt i tillë kufizon mundësitë që qytetarët të bëjnë plazh pa shpenzuar para. /abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here