Humbje e dyfishtë/ Ndahet nga jeta sportisti i njohur, pak më parë i kishte vdekur babai po nga COVID-19

0
173

Koronavirusi vijon të mos kursejë askënd dhe të shpeshta janë rastet që ka rezultuar fatal edhe ndaj personave që merren me aktivitet spirtiv apo që nuk kanë asnjë diagnozë tjetër shëndetësore.

Mësohet se ish-atleti i njohur italian, Donato Sabia nuk ka arritur dot t’ia dalë pasi ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

57-vjeçari dy herë finalist i 800 metrave në Lojërat Olimpike, prej ditësh ishte shtruar në spital dhe ishte në terapi intensive.

Drama e familjes së tij shtohet pasi vetëm pak ditë më parë Donato Sabia kishte humbur babain e tij, pikërisht për shkak të COVID-19.

Atleti i njohur mbante përfaqësimin e tretë të të gjitha kohëve në Itali në 800 metra me 1’43″88. Ai ka qenë rekordmeni botëror në 500 metra (me kohën 1’00″08), duke mbetur i pathyer për rreth 29 vjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here