Standard.al

Grida Duma: Shifrat e publikuara nga Rama janë fallsifikim, ekspertët dhe specialistët të drejtojnë situatën pa presionin e frikë

0

Ish deputetja e PD, Grida Duma nepermjet nej statusi ne Facebook, shprehet se shifrat e publikuara nga Rama, per sa i perket te prekurve dhe viktimave nga koronavirusi, janë fallsifikim, manipulim i shifrave të deklaruara nga vetë Ministria e tij

Postimi i plote:

Grafiku dhe shifrat e publikuara nga Rama janë fallsifikim, manipulim i shifrave të deklaruara nga vetë Ministria e tij.

Kjo nuk është aspak papërgjegjshmëri as ngatërresë shifrash, është strategji malinje që tani nuk habit më askënd.

Qëkur shteti drejtohet nga facebook-u dhe shifrat e pandemisë publikohen si të ishin sondazhe opinioni, fshehja dhe manipulimi i realitetit do jetë pasoja më e vogël.

Që të marrë fund loja me jetën e njerëzve duhet ne forcë të bëjmë transparencë!
Duhet me forcë dhe domosdoshmëri ti vendosim në rolin e vet dinjitoz ekspertët dhe specialistët që ta drejtojnë situatën pa presionin e frikën se po thonë të vërtetën.

Fotografia e Grida Duma

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.