Standard.al

“Zoti i shqiptarëve”/ Çfarë nënkupton Rama me këtë shprehje?!

0

Ditën e sotme pati një lajm të mirë në vend sa i takon koronavirusit, ku numri i te prekurve ishte vetëm 6. Për të shprehur vlerësimin e tij mbi qytetarët dhe respektimin e masave, kryeministri Rama kishte sot një dedikim të përmbledhur në dy rreshta. “JENI SUPER, JU DUA SHUMË SHQIPËRIA DO TA FITOJË KËTË LUFTË. MOS E HARRONI KURRË: ZOTI I SHQIPTARËVE ËSHTË I MADH🙏”, shkruante Rama pak më parë.

Por çfarë do të thotë “zoti i shqiptarëve”? Çfarë nënkupton Rama me këtë pohim? A nuk është Zoti apo Allahu i njejti për të gjithë në të gjithë rruzullin? A nuk i luten të njejtit zot italianët,  gjermanët, amerikanët? A nuk i përulen të njejtit Allah të gjithë besimtarët myslimanë anembanë tokës? Pse sipas Ramës shqiptarët paskën zotin e tyre ???

Kujtojmë se Rama e ka përdorur këtë shprehje edhe më parë. Kur Shqipëria mori 50 mln euro nga BE si ndihmë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, kryeministri pērdori të njejtën frazë: ” zoti i shqiptarëve është i madh” .

Kujtojmë se këto kohë Rama ka përdorur në rrjete sociale thënie nga njerëz të fesë, duke ju futur kështu edhe rrugës së teologjisë.

Nisur nga kjo a mund të na e shpjegojë Kryeministri se çfarë kupton me këtë shprehje???

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.