Xhixho “thyhen” izolimin, ndihmon 30 familje, jep mesazh të fortë: Çdo ndihmë sado e vogël ka shumë vlerë…

0
96

Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, përmes një postimi në facebook, bëri me dije gjestin human që bëri sot, duke vënë në rrezik edhe prekjen nga Covid-19. Xhixho ka shpërndarë ndihma për 30 familje në Njësinë Bashkiake nr.2 në Tiranë, ku jep edhe mesazhin. “Çdo ndihmë sado e vogël ka shumë vlerë sot, të bëhemi të gjithë bashkë me solidaritetin që kemi ne zemrat tona. Ju përqafoj dhe kurajo e durim ditë shumë të mira do vinë për të gjithë ne”.

Postimi i plotë

Të dashur miq, në këtë situatë shumë të vështirë që po kalojmë si pasojë e epidemisë së #coronavirus unë vendosa të ndihmoj 30 familje në Njesinë Bashkiake Nr.2 në Tiranë. Duke respektuar të gjitha rregullat e higjenës, distancimit social, dhe oraret e kufizuara të levizjes. Uroj tju frymezoj sado pak për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë keto kohë e që vuajnë perveç izolimit dhe varferinë, urinë e papunësinë. Çdo ndihmë sado e vogël ka shumë vlerë sot, të bëhemi të gjithë bashkë me solidaritetin që kemi ne zemrat tona. Ju përqafoj dhe kurajo e durim ditë shumë të mira do vinë për të gjithë ne.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here