Vrau teknikun e kondicionerit, Gjykata e Apeli liron një nga vëllezërit Kusi

0
105

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë të lirë Albano Kusin, duke ndryshuar masën e sigurisë nga ‘Arrest me burg’ në ‘Arrest shtëpie’.

Ai akuzohej për moskallëzim krimi në vrasjen e Indrit Çelës, të riut që ishte duke punuar për rregullimin e një kondicioneri në vilën e familjes Kusi në Tiranë.

Mësohet se vendimi ndaj tij vjen në kuadër të vendimit të qeverisë për lirimin e përkohshëm të të dënuarve për shkak të situatës me COVID-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here