Standard.al

Vlorë/ Burrit të deputetes i djegin lokalin, ja çfarë deklaroi ai në polici

0

Nje lokal eshte pershfire nga flaket mengjesin e sotem ne Vlore.

Lokali mesohet te jete pronë e bashkëshortit të deputetes së opozitës së re në Kuvendin e Shqipërisë, Enada Kapllani.

Burime bëjnë me dije se lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale A.Kapllani i është djegur vetëm pjesa e banakut, që ndodhej në pjesën e jashtme të subjektit.

Flaket janë vërejtur nga një patrullë e policisë, që më pas ka lajmëruar zjarrfikëset, me ndërhyrjen e të cilëve është minimizuar dëmi.

Dyshimet e para janë për zjarrëvënie të qëllimshme, pasi një person është parë duke u larguar me vrap nga zona.

Pronari ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt dhe njihet si person i rregullt dhe pa probleme në Vlorë, por policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit, të sotëm, në zonën e lungomares ka rënë zjarr në një lokal “Bar-Kafe” pranë “Rirës” në pronësi të shtetasit A.K.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit.

Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.