Ulet numri i infektimeve me koronavirus, 6 raste të reja në 24 orë

0
100

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sot shifrat e reja të situatës së pandemisë së koronavirusit.Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 raste të reja me COVID19 duke e  çuar numrin total të të prekurve në 383.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 15 qytetarë janë shëruar. Numri total i të shëruarave është 131. Ndërkohë 67 persona janë të shtruar në spital, 11 prej tyre janë terapi dhe 3 janë të intubuar.

Në krahasim me ditët e tjera ka një ulje të numrit të personave të infektuar. Gjatë ditëve të fundit mesatarja e personave të infektuar ka qenë 15-20 qytetarë në 24 orë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë për emergjencën e koronavirusit

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.

 Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           181 raste
– Durrës           38 raste
– Lushnje         5 raste
– Elbasan         11 raste
– Fier                26 raste
– Kavajë           8 raste
– Rrogozhinë    4 raste
– Korçë             17 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër         44 raste
– Lezhë            14 raste
– Berat              2 rast
– Has                12 raste
– Krujë             5 raste
-Tropojë          4 raste
– Pukë               4 raste
– Mirditë           3 raste

Siç shihet, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here