Standard.al

Trump sulmon OBSH-në, i kërcënon fondet

0

 

Donald Trump ka nisur një sulm ndaj Organizatës Botërore të Shëndetit, duke e quajtur atë “Kino-centrike” dhe duke e akuzuar atë për lëshimin e këshillave të këqija në fillimin e pandemisë koronavirus.

OBSH e dreqosi. Megjithëse financohet më shumë nga SHBA për disa arsye vijon të mbetet Kino-centrike. Do ta rishikojmë këtë punë. Për fat të mirë unë kundërshtova këshillat e tyre për mbajtjen e kufijve tanë të hapur ndaj Kinës herët. Pse ata na dhanë një rekomandim kaq të gabuar?”, shkruan Trump në Twitter.

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

The W.H.O. really blew it. For some reason, funded largely by the United States, yet very China centric. We will be giving that a good look. Fortunately I rejected their advice on keeping our borders open to China early on. Why did they give us such a faulty recommendation?

101K people are talking about this

Kina është nën sulm në Uashington, veçanërisht nga republikanët, për mënyrën se si trajtoi pandeminë dhe Trump ka shprehur dyshime për saktësinë e statistikave kineze për rastet dhe vdekjet, raporton AFP.

Sidoqoftë, vetë Trump është kritikuar gjerësisht për nënvlerësimin që i bëri virusit në fillimin, të cilin e krahasoi me një grip të zakonshëm dhe tha se ishte nën kontroll në Shtetet e Bashkuara, përpara se të pranonte më vonë se ishte një emergjencë kombëtare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.