Standard.al

Si gjithmonë Rama ndërron pllakë: Nuk do marrin 1000€ të gjithë mjekët dhe infermierët…

0

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter për shpërblimin për bluzat e bardha. Ai ndërroi pllakë, pasi tani thotë se jo të gjithë do marin shpërblim.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!“, shkruan Rama referuar dhe një reagimi të mëhershëm sot të personelit të urgjencës së spitalit rajonal të Lezhës, i cili ka refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja të dhënë nga qeveria për muajin mars.

Kryeministri thotë më tej se: “Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.