Standard.al

Show i Ramës me ndihmën për Italinë dhe sjellja kriminale ndaj shqiptarëve në kufi…

0

Nga Albana Vokshi/

#Show i Ramës me #ndihmën për #Italinë dhe sjellja #kriminale ndaj shqiptarëve në #kufi

Ndërkohë që ende po përjeton “lavdinë” e njeriut që ju erdhi në ndihmë qytetarëve italianë duke dërguar 30 mjekë e infermierë, ka braktisur tërësisht në tokën neutrale e po sillet në mënyrën më cnjerëzore me qytetarët e vendit të tij.

Dita e pestë, dhjetëra shqiptarë braktisur në zonën neutrale në kufi me Greqinë. Asnjë shishe ujë, asnë ushqim, asnjë batanije për ta nga shteti shqiptar. As nga #policët #shqiptarë…

Edhe ata pak veta që i lanë të hyjnë për të marrë ndihmë mjekësore në spitalet e Korcës dhe Bilishtit, nuk i lejuan të shkojnë në shtëpitë e tyre por i kthyen në tokën neutrale.
Të vetmet ndihma kanë ardhur nga #policët #grekë. Pak biskota, ujë, ca dru për zjarr për të kaluar natën…

A mundet një Kryeministër të dojë më shumë qytetarët italianë se ata të vendit që ai drejton??

Sigurisht që jo!

Çdo veprim, çdo vendim i tij ka vetëm një qëllim: #lavdinë #personale. E për këtë është i gatshëm të sakrifikojë këdo e gjithshka.

Një gjë është e sigurt:

Edi Rama do mbahet mend si Kryeministri më i urryer i shqiptarëve

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.