Standard.al

Mjekët në protestë/ Rama nuk mban premtimin, ‘lë në baltë’ heronjtë e luftës ndaj koronavirusit

0

Infermierët dhe stafi mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës duket se kanë nxjerrë zbuluar qeverinë dhe ‘premtimet’ e Kryeministrit.

Sot në mëngjes stafi mjekësor ka filluar protestat duke njoftuar mediat se nuk kanë marrë 1000 euro në muaj ashtu si u është premtuar, por vetëm 5 mijë lek të reja.

“Është një përfaqësi e urgjencës, gjithë stafi, jemi njohur më parë për vendimin e qeverisë në lidhje me shpërblimin që ka premtuar prej 1000 eurosh. Por dje jemi kemi mësuar nga Drejtoria e Spitalit se janë akorduar 5 mijë lek të reja për stafin mjekësor”, thotë Përfaqësuesi i mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Rajonal të Lezhës Rigels Cokaj.

Po çfarë deklaroi kryeministri Rama ne fillim te kesaj beteje?

“Sot ne kemi vendosur se për të gjithë personelin mjekësor, mjek dhe infermierë, sanitarë dhe shoferë, të angazhuar në sistemin e vijës së parë, në luftën frontale me koronavirusin, do ti paguajmë 1000 euro + në muaj, deri në mbarimin e epidemisë” deklaroi Kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë, që kjo e fundit mbajti, sapo u shfaqën rastet e para me koronavirus në Shqipëri.

“Pra do ti paguajmë 1000 euro plus në muaj deri në mbarimin e epidemisë, mjekët dhe infermierët. Ndërsa sanitaret dhe shoferët me 500 euro”, deklaroi kryeministri.

E ne fakt mbetet ende e paqarte se çfarë ka ndodhur nga premtimi i kryeministrti live deri ne zbatimin ne terren te tij, duke mos patur ende asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë që qeveria është treguar “dorëlëshuar”, dhe ka dërguar staf mjekësor nga Shqipëria në ndihmë të miqve Italianë, të cilët shteti shqiptar do i paguajë me nga 3000 euro.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.