Standard.al

Lajme të këqija nga SHBA/ Rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi, shënohen 11 881 viktima

0

Vazhdon që të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raportimet e fundit flasin për gjithsej 11 881 të vdekur nga virusi, ndërsa kanë ndërruar jetë vetëm në orët e fundit në SHBA nga Covid-19, 1010 persona.

Shtetet e Bashkuara mbajnë rekord të të infektuarve nga koronavirusi, me 380 313 njerëz.

Nga këta, vetëm në orët e fundit janë regjistruar si të infektuar me Covid-19, 13 309 persona.

Në të gjithë botën, deri tani rezulton se koronavirusi ka shkaktuar 79 014 të vdekur.

Ndërsa, numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në gjithsej 1 836 161 vetë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.