Kalo: Durim! Nuk është sakrificë të qëndrosh në shtëpi! Ditë më të mira do të vinë nëse do të dimë…

0
114

Javë të mbarë e të bardhë ju bashkëkombasit e mi”. Ky është urimi i Prof. Tritan Kalos, që na ka dhënë disa hollësi nga puna që bëjnë mjekët këto ditë brenda Spitalit Infektiv në Tiranë shoqëruar me fotografi. Në vijim Prof. Kalo tregon:

“Duke u kthyer në shtëpi pas një ditë pune në vijën e parë të luftës kundër Sars-Cov2/COVID–19. Jemi në luftë me një armik të padukshëm, tinzar dhe shumë vrastar në Spitalin Covid-1, në shërbimin e Sëmundjeve Infektive në qsut, një ekip mjaft i harmonizuar: mantelbardhësh, imazheristësh, farmacistësh, infermierësh, sanitaresh, barelistësh, shoferësh, forcash të rendit, etj.

Nuk i kemi shkëputur lidhjet për asnjë çast edhe me kolegët tanë të nderuar të Sëmundjeve të Brendshme dhe të Shërbimit të Imazherisë në Urgjencën Polivalente, sepse edhe ata përballen dita-ditës me diferencimin e rasteve të prekura prej këtij infeksioni.

Bashkëpunimi është thelbësor në përballje të tilla shumëdimensionale.

Për çdo sekondë shërbimi i DDD-së në QSUT na gjendet aty, duke u kujdesur për mirëdezinfektimin e mjediseve tona.

Me durim dhe me më shumë vetndërgjegjësim të gjithë ne do t’ia dalim mbanë.

Nuk është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domosdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes.

Ditë më të mira do të vinë nëse do të dimë të mirë-përballemi me këtë armik COVID-19. Ju duam shumë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here