Johnson në gjendje stabël, po trajtohet me oksigjen…

0
97

Gjendja shëndetësore e Kryeministrit britanik Boris Johnson është stabël dhe ai nuk ka diagnozë për pneumoni, thuhet në një reagim të Qeverisë britanike, lidhur me Kreun e Qeverisë, i cili ështv shtruar në një spital në Londër, prej mbrëmjes së të dielës.

Johnson u diagnostikua me Covid-19 në 27 mars, por edhe pas 10 ditësh, ai kishte shenja të infeksionit çka e detyroi të shtrohej në spital. Mbrëmjen e djeshme, ai me këshillimin e mjekëve, kaloi në terapi intensive, përfshirë këtu edhe oksigjenimin, por jo intubim.

Kryeministri Johnson mbetet në kujdesin intensiv, tha të martën Ministri i Zyrës së Kabinetit, Michael Gove. Gove i tha BBC se të martën se kryeministri po merrte oksigjen në spital, por nuk ishte në një ventilator.

Ai tha se nuk ishte në dijeni nëse Johnson ishte diagnostikuar me pneumoni, e cila shpesh zhvillohet në pacientët e goditur më shumë nga koronavirusi.

Johnson ishte lideri i parë botëror që u testua pozitiv për koronavirus. E fejuara i tij, Carrie Symonds, e cila është shtatzënë, është vetëkarantinuar nga simptomat e koronavirusit.

Kryeministri raportohet se është i vetëdijshëm dhe vendimi është marrë si masa paraprake në rast se ai ka nevojë për ventilim.

Ndërsa Johnson vazhdon të udhëheq qeverinë, mbledhja e kabinetit të së hënës u kryesua nga Sekretari i Jashtëm Dominic Raab, të cili Johnson e ka emëruar si zëvendës, tha një zëdhënës.

Raab gjithashtu thuhet se është “pasuesi i caktuar” i Johnson-it dhe do të marrë përsipër detyrat e Kryeministrit nëse Johnson është i paaftë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here