Greqia mbështet mediat/ Asistencë 800 euro për gazetarët, mbulim i sigurimeve shoqërore e shtyrje 4 muaj e tatimeve e kredive

0
115

Qeveria greke përfshin në paketën e fundit mbështetëse gazetarët dhe mediat e vendit. Ndërsa fillimisht nuk kishte diçka konkrete në lidhje me median e shkruar dhe të versionit të printuar, me një shtesë në aktin normativ, gazetarët e punësuar në median elektronike me mbi 5 punonjës, do të përfshihen në asistencën speciale për të gjithë të punësuarit në biznese me xhiro të ulët, në rastin konkret nga mungesa e reklamave.

Paralelisht, gazetarët që nuk kanë kontratë të plotë pune por ushtrojnë profesionin si free lancer, domethënë privatisht, duke paguar sigurimet shoqërore me numër NIPT aktiviteti privat, do të përfshihen gjithashtu në këtë asistencë 800 euro, për dy javët e marsit dhe gjithë prillin.

Kjo asistencë nuk taksohet, ndërsa shoqërohet me mbulim të plotë të sigurimeve shoqërore si dhe shtyrje të afateve tatimore e kreditore për 4 muaj. Paralelisht, qeveria greke ka miratuar buxhetin qeverisës 11 milionë euro për shërbime informative dhe komunikimi të qytetarëve, në kuadrin e mbrojtjes së shëndetit publik e mbrojtjes sociale, konkretisht për përballimin e parandalimin e virusit COVID-19. Buxheti do për fushatën informative “Qëndrojmë në shtëpi” do të shpërndahet në të gjitha mediat, si televizive, elektronike apo gazetat, në median e Athinës dhe periferike e lokale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here