Deklarata shokuese e kryetares së Bashkisë në Angli: Johnson e meritonte koronavirusin. Vjen reagimi i parë

0
106

Kryetarja e qytezës Heanor në rajonin e Derbyshire Sheila Oakes ka bërë një koment skandaloz, në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit të Britanisë së Madhe Boris Johnson, i cili është në kujdes intensiv, për shkak të koronavirusit.

Oakles është pjesë e Partisë Laburiste, aktualisht në opozitë, ka bërë komente, që po konsiderohen të tmerrshme për kreun e qeverisë britanike.

Sheila Oakles, në një postim në Facebook, fillimisht tha se mjekët e heronjtë janë krenaria e të gjithëve në këto ditë të vështira, kurse më pas, bëri një koment shokues po në “Facebook”, ku deklaroi se “Johnson e meriton koronavirusin”, ndërsa shtoi se “ai është kryeministri më i keq që Britania ka pasur ndonjëhërë në histori”.

Gjithsesi, ajo kërkoi falje më vonë për këtë deklaratë që ka bërë. Një zyrtar i Partisë Laburiste deklaroi se sjellja e Oakles është totalisht e papranueshme dhe nuk ka lidhje me laburistët. Ndërsa, ofendime ndaj Johnson ka pasur edhe në rrjetet sociale, madje edhe me fjalë banale.

  • foto galeri

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here